Përfshirja në përgjimet e Elbasanit? Balla: Dorëzova padi, t’i shkohet deri në fund

12 Dhjetor 2022 | 15:21

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli sot për herë të parë në lidhje me historinë e përgjimeve në Elbasan, ku një politikan me emrin “Taulant” rezulton se të ketë pasur lidhje me eksponentë të botës së krimit.

Balla deklaroi se për këtë çështje ai ka bërë një padi ndaj të gjithë atyre që e kanë akuzuar atë dhe theksoi se ka besim që nëse drejtësia do t’i shkojë deri në fund, ai do të dalë i pafajshëm.

“Shumë mirë. Fakti që i shkoj vetë drejtësisë dhe i them ta hetojë, standard më të mirë nuk ka. Uroj që çdo politikan të bëjë të njëjtën gjë”, theksoi ai.

Disa ditë më parë, Ardian Çapja lëshoi akuza në drejtim të një politikani me emrin Taulant, që sipas tij ka qenë në përgjim për masakrën e 3 shkurtit të 2016-tës.

Sipas tij, edhe vrasja e avokatit Ravik Gurra ka ndodhur për shkak se po punonte për zbardhjen e kësaj dosje.

“Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmend sepse më rrezikohet familja. Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit”, dëshmoi Çapja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026