Si mund të përballet Kosova me Serbinë? Ish shefi i shtabit bën bilancin

12 Dhjetor 2022 | 22:11

Bardhyl Kollçaku, ish-shef shtabi, deputet i PS tha se situata në veri të Kosovës është një përsëritje e skemave që është bërë që pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se serbët nuk e pranojnë dot që Kosova po kontrollon territorin dhe ka një polici të specializuar, e si pasojë bëjnë lëvizje të tilla.

Ai u tregua kritik dhe ndaj KFOR dh EULEX që sipas tij nuk po kryejnë detyrën si duhet.

“Përsa i përket situatës konkrete mendoj se është një përsëritje e të  gjitha skemave që kemi parë që nga viti 1999. Serbët nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovë. Kosova është shtet i pavarur dhe i ka të gjitha strukturat. Serbia po e kupton se Kosova po kontrollon të gjithë territorin.

Ata i druhen elementëve kriminelë në veri të Kosovës sepse aty janë grupe kriminale, trafiqe të paligjshme që kanë lidhje nga Beogradi, dhe ata po e kuptojnë se po u lëvizë toka nën këmbë. Kosova po kontrollon kalimet kufitare, është një polici profesioniste dhe një qeveri që është e vendosur që të kontrollojë territorin.

Ajo që unë kuptoj dhe dua ta ndajë dhe me shikuesit është se strukturat ndërkombëtare të sigurisë nuk po e kryejnë detyrën siç duhet. Barrikadat nuk duhet të ishin aty.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026