Tensionet në veri të Kosovës: Gazetari zbulon detajet e fundit
Për të tretën ditë radhazi, veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga qytetarët serbë. Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë. Shkollat fillore dhe të mesme në veri janë mbyllur.
Ndërkohë gazetari i Euronews Albania Kosovë Gjoci ka dhënë detaje të reja duke thënë se dita e sotme ka qenë e qetë ndryshe nga fundjava dhe e premtja e javës së kaluar .
Ai shtoi se sot nuk kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri apo lëvizje që mund të vënë në rrezik jetën e qytetarëve.
“Kemi qëndruar në dy fshatrat ku janë vendosur barrikadat. Në të dyja anët situata ka qenë dhe nuk kemi dëgjuar të shtëna armësh apo krisma gjatë gjithë ditës. Barrikadat vazhdojnë të jenë aty. Lëvizja është e pamundur në atë pjesë dhe për forcat e NATO-së dhe të EULEX. Nuk ka pasur ndonjë moment që jemi ndjerë të kërcënuar. Deri më tani nuk ka tërheqje. Kanë qenë forcat e KFOR që kanë ardhur në zonë dhe kanë bërë disa foto të serbëve ndërsa kanë shoqëruar dhe disa persona të cilët ishin me maska”- tha ai për emisionin “Now”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kurti takim me Gabriel Escobar, diskutim për tensionet në veri të Kosovës
- Tensionet në veri të Kosovës, reagon raportuesja në Parlamentin Europian
- Tensionet në veri, Rama: Kosova ka mbështetjen e plotë të Shqipërisë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë