Tensionet në veri, Rama: Kosova ka mbështetjen e plotë të Shqipërisë

12 Dhjetor 2022 | 11:59

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Kosova ka mbështetjen e qeverisë së drejtuar prej tij dhe të Shqipërisë, në lidhje me tensionet e krijuara në veri.

Deklaratën, Rama e dha gjatë prezantimit të projektit për Portin e ri të Durrësit, ku tha se kryeministri Albin Kurti e kishte të pamundur të vinte.

“Së pari dëshiroj të përshëndes kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Kovaçevski, të dy e patën të pamundur të ishin sot këtu, për arsye angazhimesh. Në rastin e kryeministrit të Kosovës, e merrni vetë me mend që pamundësia lidhet me situatën e krijuar së fundmi në veriun e Kosovës.

Situatë në të cilën qeveria e Kosovës dhe Republika e Kosovës kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë sonë dhe të Republikës së Shqipërisë”, theksoi kreu i qeverisë.

Serbët lokalë në veri të Kosovës ngritën barrikada më 10 dhjetor, në shenjë kundërshtimi lidhur me arrestimin e Dejan Pantiçit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Autoritetet në Kosovë thanë se ai kishte organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri, më 6 dhjetor.

LEXONI GJITHASHTU

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026