Këshilli Evropian rekomandon statusin kandidat për Bosnje dhe Hercegovinën
Këshilli Evropian ka rekomanduar këtë të martë, dhënien e statusit kandidat në Bashkimin Evropian për Bosnje dhe Hercegovinën.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Republikës Çeke për Çështjet Evropiane, Mikulas Bek përmes një deklarate.
“Politika e zgjerimit të BE-së është një spirancë e fortë për paqen, demokracinë, prosperitetin, sigurinë dhe stabilitetin në kontinentin tonë. Me konkluzionet e tij, Këshilli po dërgon një mesazh të fortë të angazhimit të tij ndaj zgjerimit të BE-së. Jam veçanërisht i kënaqur për rekomandimin për të dhënë Statusin kandidat për Bosnje-Hercegovinën”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Në një reagim në rrjetin social Twitter, komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi deklaroi se me dhënien e statusit të kandidatit për Bosnje e Hercegovinën është arritur një tjetër gur kilometrik.
Bosnja bashkohet kështu me Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi mes vendeve të Ballkanit që kanë zyrtarizuar kandidimin. Ndërkohë, Kosova po punon për të njëjtin qëllim.
Sidoqoftë, anëtarësimi i plotë mund të kërkojë vite të tëra. Me strukturën e komplikuar qeveritare dhe përbërjen multietnike, Sarajeva ka shumë punë për të bërë për të përmbushur reformat e kërkuara nga Brukseli për t’u bashkuar me klubin evropian.
LEXONI GJITHASHTU
Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
Kriza klimatike, thatësira ekstreme godet Evropën
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:00 Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm
- 09:56 Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të deputetit
- 09:49 Protestuesit bllokojnë rrugët, ulen në tokë! Përplasen me policinë