U dëmtuan nga tërmeti, Shqipëria firmos programin me BE për rindërtim e siteve kulturore

29 Shtator 2020 | 10:12

Ka nisur sot programi i financimit të Bashkimit Europian si donatori kryesor i Konferencës së Solidaritetit në Bruksel, për restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve të kulturës shqiptare, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i vitit të shkuar.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, e vlerësoi kontributin financiar të Bashkimit Europian të dhënë për Shqipërinë për tejkalimin e pasojave që la tërmeti i 26 nëntorit.

Për shefin e qeverisë Rama firmosja e këtij programi do të sjellë zhvillim dhe punësim për shoqërinë shqiptare.

“Padiskutim ky program me BE, që ne startojmë sot është xhevahiri më i çmuar i gjithë kurorës së punëve që kemi bërë dhe përbën një hap shumë të madh përpara në këtë drejtim, jo thjesht nga pikëpamje financiare, por edhe për nga aspekti i dijes që sjell ky program. Nuk bëhet fjalë thjesht për të restauruar kalatë nga pikëpamja fizike, por bëhet fjalë për të ndërtuar një sistem jetëzimi të kalave dhe zonave rreth tyre. Jam i bindur se falë këtij programi, qoftë në Durrës apo në Krujë, këto dy pikat fantastike nga pikëpamja e potencialeve, do të sjellin të ardhura ekonomike dhe do të shtojnë kapacitetin në shtimin e vizitorëve”, tha Rama.

I pranishëm në firmosjen e këtij programi ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. Ai tha se Bashkimi Europian e çmon shumë trashëgimië  kulturore, dhe për këtë shtoi se unioni do të akordojë 40 milionë euro për rindërtimin dhe gjallërimin e trashëgimisë kulturore.

“Trashëgimia jo vetëm është ura që na lidh me të shkuarën, por edhe që na lidh me të ardhmen. Një nga pikat e forta e forta të BE-së është ruajtja e trashëgimisë kulturore. BE do të japë 40 milion euro për të mbështetur rindërtimin dhe rigjallërimin e trashëgimisë kulturore të prekur nga tërmeti. Ne e kemi quajtur BE për kulturën”,  tha Soreca.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026