Osmani, Kurti e Konjufca nënshkruajnë aplikimin për anëtarësim në BE

14 Dhjetor 2022 | 11:31

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca kanë firmosur dokumentin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pas nënshkrimit të dokumentit, ata kanë mbajtur edhe një konferencë për media para gazetarëve.

Gjatë fjalës së saj presidentja Vjosa Osmani tha se me nënshkrimin e aplikimit, Kosova po shkon një hap më afër drejt Bashkimit Evropian.

“Sot është një ditë historike. 14 dhjetori nga sot ka një rëndësi të dyfishtë në historinë moderne të Kosovës. Në njërën anë po shënojmë aplikimin për anëtarësim në BE dhe në anën tjetër kemi përvjetorin e Ushtrisë së Kosovës. Së bashku me Konjufcën dhe Kurtin, në emër të Republikës së Kosovës po marrin një hap vendimtar drejt jetësimit të ambicies sonë të patjetërsueshme. Ne sot po e sjellim Kosovën një hap më afër BE-së”,  u shpreh Osmani.

“Ky moment i dedikohet çdo fëmije, gruaje e burri të Kosovës që sakrifikuan jetën dhe që u përballën padrejtësisht me gjenocid e okupim. Shteti më i ri në kontinentin më të vjetër, vend i pluralizmit politik, Kosova e ekonomisë së tregut të lirë, e meriton të jetë pjesë e familjes së BE-së. Rruga jonë përpara është e qartë, procesi mund të jetë afatgjatë, por ne do ta bëjnë punën tonë, në mënyrë që BE-ja ta ketë më të lehtë ta bëj punën e saj”, tha ajo më tej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026