Çuçi: Do të rikthejmë kamerat e trupit, investojmë 7.6 herë më shumë në teknologji
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se sot se do të rikthejnë kamerat e trupit për Policinë e Shtetit dhe se investimi në teknologji do të jetë 7.6 herë më i lartë.
“Kemi kaluar nga patrulla policie që të ndalonin ndonjëherë edhe pa shkak, në përdorimin e radarëve automatikë dhe makinave inteligjente duke ulur kështu kontaktin e qytetarit me punonjësin e policisë që në shumë raste ishte edhe burim ryshfeti. Së shpejti do të kalojmë në njoftimin elektronik të menjëhershëm të qytetarit në rast shkeljeje dhe do të vijojmë investimet në teknologji e pajisje digjitale për të rritur cilësisht punën e Policisë. Vetëm vitin e ardhshëm kemi parashikuar 7.6 herë më shumë investime në Teknologji në Policinë e Shtetit”, tha ministri Çuçi.
Ai u shpreh se Policia e Shtetit është një ndër institucionet më të besueshme në vend dhe se indeksi i pëlqyeshmërisë së qytetarëve ndaj punës së policisë ka pësuar një rritje domethënëse nga 36% në vitin 2013 në 59% në vitin 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet