Një shqiptar i mbijetuar nga përmbysja e varkës në La Mansh
Katër persona janë mbytur pasi një varkë me emigrantë u ndodh në vështirësi teksa po kalonte kanalin anglez në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Sipas informacioneve të fundit, 43 persona janë shpëtuar, 30 prej të cilëve ndodheshin në ujë. Ministria e Jashtme e Shqipërisë raporton se nga burime jo zyrtare mësohet se një prej të mbijetuarve është shqiptar, ndërsa mes katër viktimave nuk ka asnjë me shtetësi shqiptare.
Një operacion madhor kërkim-shpëtimi po zhvillohet në ujërat mes lokalitetit të Kentit dhe Francës, nën kushte të vështira moti.
Në reagimin e saj, qeveria britanike e cilësoi ngjarjen një “incident tragjik”.
Në një reagim në Twitter, ministrja e Brendshme Suella Braverman deklaroi se “mendimet më të përzemërta” të saj ishin me njerëzit e përfshirë në incident.
Ajo shtoi se po mbahet e informuar nga agjencitë ligjzbatuese.
Episodi i rëndë vjen një ditë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak njoftoi strategjinë e re për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm përmes La Manshit, duke e vënë theksin tek fluksi i emigrantëve shqiptarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente
Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës
Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:34 Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim: Mashtrim
- 09:25 Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente
- 09:22 Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 09:03 Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit