FOTO/ Kapiteni i peshkarexhës tregon bisedat me të mbijetuarit në Kanalin Anglez

14 Dhjetor 2022 | 14:51

Ishte një peshkarexhë ajo që pikasi në det varkën ku u mbytën 4 emigrantë dhe shpëtuan 43 të tjerë në Kanalin Anglez.

Në një intervistë për “Sky”, kapiteni i peshkarexhës tregoi sesi u kishte shkuar në ndihmë duke u shpëtuar jetën.

Ai tha se ata që shpëtoi vinin nga Afganistani, Iraku, Senegali dhe India, dhe i treguan se kishin paguar secili nga 5,000 £ për një kontrabandist në Francë për kalimin në Angli.

Deri më tani mes tyre nuk ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë, megjithatë nuk dihet as etnia e personave që kanë ndërruar jetë.

Ekipet e shpëtimit në Kanalin Anglez thonë se nuk po kërkojnë më për të mbijetuar duke marrë parasysh temperaturën e ujit që shkon në -4°C.

Pak më shumë se një vit më parë, fatkeqësia më e rëndë e emigrantëve në Kanal mori jetën e 31 personave.  Një gomone e mbushur me 34 persona u mbyt ndërsa po udhëtonte nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar më 24 nëntor 2021.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026