Rama: Aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në Ballkan

15 Dhjetor 2022 | 09:43

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga puna në aeroportin e Vlorës, i cili sipas tij do të jetë më i madhi në Ballkan.

Kryeministri thekson se aeroporti i Vlorës është një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit.

“Dhe me punën që vijon në rrugën e Aeroportit të Vlorës, i cili do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan dhe një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krah videos me pamjet nga punimet në këtë aeroport.

Aeroporti i Vlorës do të presë udhëtime të drejtpërdrejta edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aeroporti do të shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh. Nga këto, 16.000 m2 do të jetë zona e terminalit të pasagjerëve. Parkingu i avionëve do të jetë 46.690 m2, nga të cilat 32.000 m2 do të jenë për pozicionet e avionëve dhe 2000 m2 do të jetë sipërfaqja e shërbimit zjarrfikës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026