Aeroporti i Vlorës rrezik për shpendët, zhurma e kamionëve tremb pelikanët

1 Shkurt 2022 | 12:08

Planet për të ndërtuar në Vlorë aeroportin më të madh të Shqipërisë, mund të shkatërrojë një nga strehëzat më spektakolare të Evropës për gjallesat.

Zhurma e kamionëve dhe ekskavatorëve po i tremb pelikanët dhe flamingot. Laguna piktoreske Vjosë-Nartë nën hijen e maleve të Bubullimës është një ndalesë vendimtare për tufat e shpendëve gjatë migrimit të tyre vjetor midis Evropës dhe Afrikës.

Në vitin 2004 laguna u shpall zonë e mbrojtur e folezimit dhe migrimit dhe është shtëpia e 200 llojeve të shpendëve. Qeveria thotë se një aeroport i ri në këtë zonë do të nxisë turizmin dhe është në përputhje me rregullat mjedisore.

“Ne kemi respektuar çdo hap, çdo afat kohor dhe çdo procedurë të ligjit shqiptar, qoftë për konsultimet publike apo edhe si do të ndikojë në mjedis”, u shpreh Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Firma kryesore që ndërton aeroportin, Mabetex me bazë në Zvicër, nuk iu përgjigj e-maileve dhe mesazheve telefonike kur iu kërkua informacion.

Vëzhguesit e shpendëve e përshkruajnë këtë pjesë të Shqipërisë si një nga vendet më të mira në Evropë për të parë tufat e flamingove gjigantë rozë. Laguna është shtëpia e rreth 1.5% të të gjithë popullsisë globale të pelikanit dalmat – një nga zogjtë më të mëdhenj fluturues në botë, të cilët janë në rrezik zhdukjeje.

Një raportim i fundit nga Reuters thekson se ndërtimi i aeroportit në këtë zonë do të ishte shqetësues, për shkak të rrezikut se avionët mund të përplasen me shpendët. Por nëse qëllimi është të nxisë turizmin, si e presin bizneset lokale ndërtimin e aeroportit?

“Ndërtimi i aeroportit do të sillte një numër të ulët vizitorësh. Nuk do të vijnë turistët, do të prishet ekosistemi, fauna, flora”, u shpreh Arsen Lambro, pronar i një restorant peshku.

Por, ka ende pikëpyetje nëse jugu i vendit ka nevojë për një aeroport, pasi aeroporti kryesor është një orë e gjysmë larg. Sipas ekspertëve, në rast se vendoset të ndërtohet, ai duhet të jetë jashtë zonës së mbrojtur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026