Ministrja Balluku: S’ka faunë në zonën ku po ndërtohet aeroporti i Vlorës
23 Mars 2022 |
22:30
“Në zonën ku po ndërtohet aeroporti i Vlorës nuk ka asnjë faunë”. Kështu u shpreh ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në “Now me Erla Mëhillin”.
Znj. Balluku tha se kanë nisur punimet në aeroportin e Vlorës dhe po bëhet drenazhimi i të gjitha ujërave.
“Ai është një aeroport natyral i ndërtuar në vitin 1920. Është një zonë nën nivelin e detit. Në atë zonë nuk ka asnjë faunë. Dua ta them këtë me shumë krenari që procesi i Aeroportit të Vlorës ka qenë një proces model”, u shpreh ajo.
Ministrja nënvizoi se takimet janë bërë të hapura për këtë projekt, ku janë njoftuar si ambjentalistët dhe banorët.
“Debat më të madh kanë pasur ambjentalistët me banorët sesa me Ministrinë e Transportit apo Ministrinë e Enegjisë apo Turizimit”, tha ajo.
Lajme të Sugjeruara
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund