Flamurtari absolut në basketboll, vajzat nga Vlora mundin ekipin nga Prishtina
Liga Unike në basketboll për femra ka dhuruar një nga ndeshjet më me rivalitet, ku skuadra e Flamurtarit ka mundur me rezultatin e ngushtë 56-55 skudrën nga Prishtina.
Fillimisht u duk sikur Prishtina do e kishte të lehte ndeshjen, pasi në pjesën e parë rezultati shënonte 28-6 për vajzat nga Kosova.
Por Flamurtari zgjohet në pjesën e dytë dhe ngushton diferencat duke treguar se asgje nuk ka përfunduar.
Vajzat nga Vlora bënë përmbysjen e madhe në pjesnë e tretë dhe të katërt, ku 10 sekonda nga fundi kur ndeshja ishte në favor të ekipit nga Prtishtina, një kosh I jep fitorën Flamurtarit.
Ndeshja përcolli emocione edhe tek drejtuesit e skuadrave, ndërsa trajnerja vlonjate pati rezerva për skuadrën e saj.
“Ndeshja më e dobët që kemi bërë deri tani, dy pjesët e para sidomos. E lexuam me vonesë, e neglizhuam fillimin. Duhet të dalim, shumë detyra për ndeshjen e radhës, kemi shumë punë”, theksoi trajnerja Elona Hasanaj.
Flamurtari vijon të kryesojë Ligën Unike, një kompeticion ku marrin pjesë ekipet më të mira nga Shqipëria dhe Kosova në basketboll për femra. Ekipi vlonjat është në vend të parë me katër fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta