Maroku apelon në FIFA: Padrejtësi në gjykim në ndeshjen ndaj Francës

15 Dhjetor 2022 | 22:13

Edhe pse Maroku arriti në gjysmëfinale të Botërorit, Federata Marokene mendon se ekipi afrikan meritonte më shumë.

Megjithëse ndeshja ndaj Francës është mbyllur e arkivuar me humbjen 2-0, Federata ka apeluar në FIFA duke shprehur pakënaqësinë me drejtimin e kryesorit Sezar Ramos duke e klasfiikuar si “padrejtësi në gjykim”.

Në një notë zyrtare që është publikuar edhe në rrjetet sociale, ajo ka shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si ai ka treguar episode të veçanta, duke shpjeguar se ka harruar të japë dy penallti në favor të Marokut.

E para i përket një kontakti mes Teo Hernandez dhe Sofian Bufal në zonë, teksa argumenton se është mbrojtësi francez ai që ndërhyn ndaj sulmuesit dhe jo e kundërta siç kishte interpretuar gjyqtari dhe VAR, duke e ndëshkuar lojtarin maroken me karton të verdhë.

Më pas, është edhe momenti ku Selim Amallah u mbaj në zonë gjatë një goditje këndi dhe në këtë rast duhej të kishte përsëri penallti.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026