Tragjedi në Francë, 10 persona humbin jetën nga zjarri, mes tyre 5 fëmijë

16 Dhjetor 2022 | 08:14

Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë, kanë humbur jetën në një zjarr në një pallat pranë Lionit të Francës, thotë qeveria lokale.

Zyrtarët lëshuan një deklaratë duke thënë se një “zjarr i madh” shpërtheu në një bllok apartamentesh shtatëkatëshe në Vaulx-en-Velin.

Përveç numrit të të vdekurve, ata thanë se katër persona ishin në gjendje kritike dhe 10 të tjerë kishin raportuar lëndime të lehta.

Ministri i Brendshëm, Gerard Darmanin, tha se shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe vlerësoi punën e zjarrfikësve që shpëtuan njerëzit në “kushte jashtëzakonisht të vështira”. Ai shtoi se fëmijët që vdiqën ishin të gjithë të moshës nga tre deri në 15 vjeç.

Sekretari francez i Brendshëm shtoi se një hetim mbi atë që shkaktoi zjarrin do të nisë më vonë të premten.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026