Festa e tifozëve kthehet në tragjedi, humb jetën një 14-vjeçar në Francë

15 Dhjetor 2022 | 17:00

E cilësuar  një ndeshje me tone të forta politike, përballja mes Francës e Marokut ishte e bukur në fushë por aspak e qetë në Francë.

Një 14-vjecar humbi jetën në Montpellier, i goditur nga një makinë gjatë festimeve për kualifikimin e Francës në finalen e Kupës së Botës . Adoleshenti ishte në turmën e marokenëve të cilët në momentin që panë një makinë me flamur francez, e rrethuan për t’ia marrë.

Ndërsa në Paris pas përplasjeve mes dy tifozerive u arrestuan 115 persona.

Nga njëra anë ishin francezët që festonin fitoren nga ana tjetër ishin tifozët marokenë të zhgënjyer me rezultatin, të cilët gjatë këtij Botërori kanë festuar në mënyrë të zhurmshme.  

Edhe në Nice, policia e pati të vështirë të kontrollonte turmën e tifozëve dhe i shpërndau vetëm duke përdorur forcën dhe gazin lotsjellës.

Rreth 10 mijë policë dhe xhandarë u mobilizuan në të gjithë Francën për të mbikëqyrur tifozët  e dy ekipeve, e megjithatë festa përfundoi me një viktimë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro

Policia gjermane po heton zhdukjen misterioze të 20 tonëve djathë Emmental, të cilët nuk mbërritën kurrë në destinacion gjatë transportit nga Bavaria drejt Francës. Sipas...
13:36 | 14/07/2026

Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket

Publikimi i së hënës i një raporti shumë të pritur të ekspertëve të BE-së mbi mbrojtjen e fëmijëve në internet paralajmëron rregulla më të rrepta...
12:21 | 14/07/2026

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C

Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë Italinë dhe një pjesë të madhe të Evropës, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në...
09:28 | 14/07/2026