Alarmi i OBSH-së për kolerën: S’kemi vaksina, sëmundja është përhapur shumë

16 Dhjetor 2022 | 13:17

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sot se rezervat globale të vaksinave të kolerës janë të pakta për shkak të rishfaqjes së sëmundjes në mbarë botën.

OBSH tha se rreth 30 vende në botë kanë raportuar shpërthime të kolerës këtë vit.

“Ne nuk kemi më vaksina. Gjithnjë e më shumë vende vazhdojnë t’i kërkojnë ato dhe kjo është një sfidë e jashtëzakonshme. Të gjitha vaksinat e prodhuara tashmë janë shpërndarë”, tha Philip Barboza, udhëheqës i ekipit për kolerën dhe sëmundjet epidemike në OBSH.

Zakonisht ka rreth 36 milionë doza të disponueshme çdo vit dhe mungesa e vaksinave tashmë ka bërë që OBSH të pezullojë përkohësisht protokollin standard të vaksinimit me dy doza në tetor, sipas Reuters.

Shumë vende me shpërthime të kolerës janë të prekura nga varfëria dhe konflikti, si Haiti dhe Jemeni, por sëmundja është raportuar edhe në Liban, i cili deri vonë ishte një vend me të ardhura mesatare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026