A do ketë ndryshime në policinë e Tiranës? Përgjigjet drejtori Lorenc Panganika

15 Dhjetor 2022 | 12:38

Emri i drejtorit të Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, është lakuar si një nga emrat që duhet të lërë këtë post për një pozicion tjetër.

I pyetur nga Euronews Albania mbi zërat për ndryshime në policinë e Tiranës, drejtori aktual Lorenc Panganika u përgjigj: jam në detyrë, nuk kam asnjë urdhër zyrtarisht.

Panganika drejton policinë e Tiranës që nga tetori i vitit 2021, kur drejtori i atëhershëm Gledis Nano emëroi krerët e rinj të policisë në qarqe.

Pas shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nano, tre muaj më parë, Panganika ishte një nga emrat e përfolur për ta zëvendësuar bashkë me Muhamet Rrumullakun, kreu aktual i policisë. Lorenc Panganika ka gradën drejtues i parë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026