Drejtori i Policisë së Tiranës: Jemi telefonuar nga drejtues të PD-së

8 Janar 2022 | 13:53

Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika deklaroi se ndërhyrja në protestë u bë në momentin që u vlerësua se rrezikohej jeta e qytetarëve.

Sipas tij ka telefonata të regjistruara nga drejtues të Partisë Demokratike që kanë kërkuar ndihmë.

Panganika tha se oborri i godinës konsiderohet vendngjarje dhe do të hetohet në mënyrë që të gjithë qytetarët që kanë përdorur dhunë të mbajnë përgjegjësi.

Protesta nisi rreth orës 12:00 të së shtunës ku mbështetës të Berishës me trapanë dhe çekiçë në duar tentuan të futeshin brenda ambienteve të selisë së PD-së. Ata shqyen dyert dhe thyen dritaret, ndërsa përdorën shkallët për t’u ngjitur në katin e dytë të godinës.

Incidentet nuk kanë munguar as brenda ambienteve të PD-së, ku kanë plasur kapsolla dhe është përdorur gaz lotsjellës dhe fikës zjarri kundrejt protestuesve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026