Zbardhet vrasja e 2017| Rrëmbyen dhe dogjën 61-vjeçarin për borxhin, 2 në pranga
Policia e shtetit ka zbardhur një vrasje të ndodhur në vitin 2017. Viktima, i identifikuar si Menduh Uldeda, në kohën e ngjarjes banues në Sarandë, u gjet pjesërisht i djegur dhe pjesërisht i dekompozuar në Kodër Shupal.
Lidhur me këtë krim janë arrestuar 2 persona Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj të dy banues në Tiranë si dhe u shpall në kërkim shtetasi Besmir Karaj, 34 vjeç, banues në Tiranë, djali i shtetases së arrestuar Marjeta Karaj (aktualisht jashtë shtetit).
Motivet e krimit lidhen me një borxh të pakthyer, që sipas burimeve ishte rreth 10 milionë lekë të vjetra.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore, të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 4682/2017, të rifilluar, rezulton se të 3 këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh si pasojë e një borxhi të pashlyer, e kanë marrë me forcë në automjet dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Më pas, shtetasit B.K. dhe G.N. e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse”, sqaroi policia.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë