PD: Agresori i Berishës i infiltruar nga Policia e Shtetit, kemi burime të besueshme

7 Dhjetor 2022 | 12:58

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha thotë se kjo forcë politike disponon burime të besueshme, sipas të cilave, 31-vjeçari Gert Shehu, i cili goditi kryedemokratin Sali Berisha, është i infiltruar nga Policia e Shtetit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se Shehu është përdorur nga policia për të goditur politikisht Berishën, për të provokuar pozitën.

Sipas tij, 31-vjeçari është përdorur nga policia edhe në aksione të tjera, teksa bëri thirrje që të investigohet pranë Policisë së Shtetit për agresorin.

“Po të shikoni të kaluarën e personit në fjalë, do të zbuloni aty që ka qenë i dënuar për posedim të lëndëve narkotike. Në gusht të këtij viti, ka qenë i kërkuar dhe i dënuar për rrahje dhe në atë moment është shfaqur edhe ky dokumenti, i cili nuk provon asgjë, është një vërtetim i një klinike pivate. Ju duhet ta dini mjaft mirë që për të lëshuar dëshminë e sëmundjeve psikologjike duhet komisioni dhe nuk mjafton një studio private.

Në këtë kontekst, ne kemi burime të besueshme që ai është një i infiltruar i Policisë së Shtetit, i cili është përdorur në aksione të caktuara të saj dhe është përdorur për të goditur politikisht kryetarin e opozitës, në mënyrë që samiti të provokohej me trazira, të provokohej kryetari i opozitës dhe të provokohej e gjithë opozita.

Ne i kemi bërë publike faktet, i kemi bërë publike për qytetarët se nuk kemi asnjë pikë besimi te ky shtet, i cili fut agjent të infiltruar për të goditur opozitën dhe ju siguroj që çfarë ka deklaruar kryetari i opozitës janë të vërteta. Shkoni dhe investigoni mbi të kaluarën kriminale të personit në fjalë, shkoni dhe investigoni pranë Policisë së Shtetit. Jam i sigurt që ka edhe oficerë të ndershëm dhe kërkoni informacion për këtë bashkëpunëtor i policisë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026