Sistemi TIMS nuk u sulmua, sqaron Policia e Shtetit

19 Tetor 2022 | 09:26

Policia e Shtetit, ditën e sotme, në një njoftim për mediat ka bërë me dije se mbrëmjen  e djeshme nuk ka ndodhur asnjë sulm kibernetik në sistemin TIMS, duke përgënjeshtruar kështu lajmin e publikuar nga mediat.

Sipas policisë, në kuadrin e përmirësimit dhe rritjes së performancës së sistemit TIMS, mbrëmjen e djeshme janë realizuar disa procese të parashikuara mirëmbajtjeje, të cilat ndërprenë shërbimin në interval të shkurtër kohor në disa prej pikave kufitare, por pa sjellë pengesa në lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Mësohet se sistemi TIMS vijon të jetë funksional në të gjitha pikat kufitare.

Policia sqaron gjithashtu, se edhe në ditët në vijim do të ketë ndërprerje me afat të shkurtër kohor në pika të ndryshme kufitare, për shkak të ndërhyrjeve të brendshme me qëllim përmirësimin e performancës së sistemit TIMS.

Mbrëmjen e djeshme sistemi ra në pikat kufitare të juglindjes por dhe ne Portin e Durrësit e të Vlorës.

Dogana e Kapshticës punoi me ndërprerje të sistemit, ndërsa probleme pati edhe në pikat e tjera si ajo e Qafë Thanës, Tushemishtit dhe Goricës paraqesin probleme.

Sistemi TIMS u godit nga hakerat iranianë më 14 shtator, ku pikat kufitare në vendin tonë për disa ditë punuan manualisht.

Sulmi solli kaos në pikat kufitare të Kapshticës, Kakavijës, Vlorës e Rinasit, ku dhe u punua me regjistrim në regjistra për hyrje-daljet.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026