Në kërkim të ëndrrës, vajzat e Vllazinsë sfidojnë londinezet e Chelsea në Champions

16 Dhjetor 2022 | 16:29

Vajzat e Vllaznisë do të përballen sot me skuadrën e femrave të Chelsea për ndeshjen e vlefshme për Champions League.

Edhe pse një skuadër me diferenca të mëdha me kundërshtarin, Vllaznia do të kërkojë të jetë dinjitoze në fushë në poërballejn me londinezet.

“Celsea është një nga ekipet më të forta në Europë dhe është pretendente kryesore për të fituar Kupën e Kampioneve. Ekipi ynë do të përpiqet të bëjë më të mirën. Për ne është një përvojë pozitive, kemi mbështetjen e sponsorëve dhe tashmë kërkojmë mbështetjen e tifozëve pasi kjo është ndeshja e fundit e Kupës së kampioneve në Loro Boriçi për këtë sezon”, u shpreh trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka.

Një nga futbollistet më të spikatura të shkodraneve, Megi Doci theksoi se skuadra do të futet në fushë për të dhënë maksimumin.

“Është kundërshtar i vështirë dhe kryeson grupin tonë. Ne jemi përgatitur të luajmë taktikisht dhe të synojmë kundërsulmin. Është një eksperiencë e mrekullueshme sepse jo shpesh herë të jepet mundësia për të luajtur në Kupën e Kampionëve”, tha ajo.

Ekipi shkodran është në grupin e ferrit të Ligës së Kampionëve me Chelsea, Real Madrid dhe Paris St. Germain.

Ndeshja kundër londinezeve luhet në orën 18:45 dhe hyrja në stadiumin ‘Loro Boriçi’ do të jetë falas.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes

Ildi Gruda i dha fitoren Egnatias ndaj Breidablikut, në ndeshjen e kualifikimit për Champions League, ndërsa pas ndeshjes foli në një intervistë ekskluzive për Euronews...
13:48 | 14/07/2025

Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën

Edhe pse Vllaznia humbi 0-1 ndaj Daugavpils në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Konferencës, presidenti Alban...
12:32 | 14/07/2025

“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një prej temave të emisionit në...
18:52 | 30/06/2025