Njihet si “prokurori i pakompromis”, kush është Dumani që u zgjodh drejtues i SPAK
Altin Dumani është zgjedhur drejtuesi i ri i SPAK.
Ai mori 5 vota, duke “mundur” në këtë garë Edvin Kondili që u rendit i dyti me 4 vota e ndërsa kandidati i tretë Adnan Xholi mori 1 votë.
Po kush është Altin Dumani?
Altin Dumani është lindur në Shupenzë të Dibrës, dhe njihet si “prokurori i pakompromis”.
Një prej dosjeve më voluminoze dhe të bujshme ishte edhe ajo e operacionit të koduar “Golden Bullet”, “Plumbi i artë”, pas arrestimit të dy vrasësve me pagesë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha. Nga ky operacion u lëshuan 32 urdhër arreste.
Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.
Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje.
Dumani bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008. Gjithashtu, Dumani ishte edhe prokurori që çoi në burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.
Në intervistën e dhënë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Dumani tha se fokusin e ka të luftojë krimin e organizuar.
“Lufta ndaj krimit është më prioritare se komoditeti zyrës,”- tha Dumani.
Dumani ka premtuar se në të gjitha çështjet që ka gjykuar nuk ka pasur asnjë rëndësi emri i personit që ka marrë në dorë.
Dumani foli edhe për çështjet e vështira që ka pasur vetë, ose me bashkëpunëtorët e tij. Ai tha se nëse merr drejtimin e SPAK, të gjitha dyshimet që do të ketë për paligjshmëri do i dërgojë në ILD për hetime të mëtejshme.
47-vjeçari tha se në 23 vite karrierë ka bërë një punë të mirë duke ngritur dhe një bazë pune, por shtoi se ai është i pari që kritikon veten dhe punën e kolegëve të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
- U zgjodh kreu i ri i SPAK, Dumani me 1 votë në avantazh nga Kondili
- ‘Diçka ndryshoi kur mbërriti Kim’, Bushati flet për zgjedhjen e kreut të SPAK-ut
- Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta