Droga nga Shqipëria, shkatërrohet grupi kriminal në Mal të Zi, 10 persona në pranga

16 Dhjetor 2022 | 21:41

18 persona janë vënë nën akuzë në Malin e Zi për shkak se akuzohen për trafik droge dhe organizatë kriminale.

Mediat malazeze bëjnë me dije se gjatë operacionit janë arrestuar disa persona, ndërsa arrestimet janë kryer edhe në zonën e Herceg Novi, Podgoricë, Kolashin e Budva.

Të dyshuarit akuzohen si pjesë e një grupi të organizuar kriminal që merrej me shitjen të drogës. Sipas informacioneve të para janë arrestuar 10 persona: D.J, Z.V, B.Lj., S.Z, N.Z, E.T, A.B, A.R, M.Š. dhe V.J,

Policia ka kryer kontrolle në 14 lokacione në disa qytete të Malit të Zi ku në pranga janë vënë 10 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Si rezultat i operacionit është sekuestruar 1 ton kanabis.

Sipas autoriteteve anëtarët e organizatës kriminale transportonin drogën nga Shqipëria nëpërmjet territorit të Malit të Zi, drejt vendeve të rajonit dhe më tej në vendet e Bashkimit Evropian.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026