Zeko: Skuadra e kombëtares ka qenë më e mirë kur kishim edhe lojtarë nga Kosova
Gazetarja sportive, Enkelejda Zeko deklaroi se ekipi i kombëtares shqiptare ishte më i mirë, kur në të bënin pjesë edhe futbollistë nga Kosova.
Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Zeko nënvizoi se Kosova ka një strategji më të mirë se Shqipëria për futbollin dhe sportin.
“Janë dy shtete të ndryshme sot. Ne kemi qenë të bashkuar dhe të bashkuar kishim ekip më të mirë. Por sot, Kosova më mirë ta mbajë skuadrën e saj kombëtare, sepse Kosova ka një stretegji shumë më të mirë se ne për futbollin dhe për sportin në mënyrë të veçantë.
Është treguar më e zgjuar Kosova dhe më largpamëse se ne, përsa i përket edhe krijimit të kombëtares, por edhe vizionit për të shkuar në evente”, theksoi ajo.
Shqiptarët kanë treguar skuadrën e tyre të zemrës në kampionatin botëror të futbollit. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, Brazili ka rezultuar skuadra më e preferuar nga shqiptarët me 27.6%.
Një skuadër tjetër shumë e preferuar për shqiptarët, është Gjermania me 24.3%, ndërkohë që pasohet nga Italia me 14%, Argjentina me 10.7% dhe Hollanda me 5.5%.
Skuadrat të cilat kanë më pak tifozë shqiptarë, janë Portugalia me 4.2%, Franca me 4%, Spanja me 3.9% dhe Anglia me 2.2%. Ndërsa 3.5% e tyre bëjnë tifo për kombëtare të tjera.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta