Ylli Manjani tregon skuadrën e zemrës në “Katar 2022”
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka treguar në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, se për cilën kombëtare të huaj bën tifo.
Ai u shpreh se është tifoz me Gjermaninë, ndërsa në rang klubesh, me Bajernin e Mynihut.
“Sa më i ri, aq më tifoz je. Edhe unë kur kam qenë 20 vjeç, kam qenë tifoz më i egër sa ç’jam sot. Kështu funksionon me kalimin e kohës. Unë e besoj atë.
E ndiqja me më shumë pasion. Këtë kampionat, unë ndjek Gjermaninë, ndjek Bajernin. Kur luan ndeshje miqësore, përgatitore, stërvitore, e gjej në internet dhe e shoh, jam tifoz i sëmurë”, theksoi ai.
Shqiptarët kanë treguar skuadrën e tyre të zemrës në kampionatin botëror të futbollit. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, Brazili ka rezultuar skuadra më e preferuar nga shqiptarët me 27.6%.
Një skuadër tjetër shumë e preferuar për shqiptarët, është Gjermania me 24.3%, ndërkohë që pasohet nga Italia me 14%, Argjentina me 10.7% dhe Hollanda me 5.5%.
Skuadrat të cilat kanë më pak tifozë shqiptarë, janë Portugalia me 4.2%, Franca me 4%, Spanja me 3.9% dhe Anglia me 2.2%. Ndërsa 3.5% e tyre bëjnë tifo për kombëtare të tjera.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik