Dritan Shakohoxha: Në familjen time nuk është askush tifoz
Gazetari sportiv, Dritan Shakohoxha deklaroi se asnjë person në familjen e tij nuk sheh ndeshje futbolli.
Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Shakohoxha u shpreh se i vëllai është më aktiv dhe shkon të shohë ndeshje në stadium.
“Te familja ime, nuk sheh asnjë futboll, asnjëherë. Babai im nuk ka parë kurrë futboll, fëmijët fare. I vogli tentoi pak, më shumë për rrymë të shokëve, jo nuk janë tifozë.
Vëllanë e kam tifoz shumë. U habita për shkak të përqindjes së lartë. Vëllai im është pak më shumë tifoz, është pak më aktiv, shkon në stadium”, theksoi ai.
Shqiptarët kanë treguar skuadrën e tyre të zemrës në kampionatin botëror të futbollit. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, Brazili ka rezultuar skuadra më e preferuar nga shqiptarët me 27.6%.
Një skuadër tjetër shumë e preferuar për shqiptarët, është Gjermania me 24.3%, ndërkohë që pasohet nga Italia me 14%, Argjentina me 10.7% dhe Hollanda me 5.5%.
Skuadrat të cilat kanë më pak tifozë shqiptarë, janë Portugalia me 4.2%, Franca me 4%, Spanja me 3.9% dhe Anglia me 2.2%. Ndërsa 3.5% e tyre bëjnë tifo për kombëtare të tjera.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik