Virusi RSV në qarkullim? Mjekët: Po prek fëmijët, temperatura zgjat deri në 10 ditë

16 Dhjetor 2022 | 21:30

Mungesa e mjekësve në Klos, e ka detyruar këtë nënë të vijë dhe të marrë mjekim për fëmijët, në Tiranë.

“Unë jetoj në Klos. Kemi ardhur sepse kërkojmë një specializim më shumë dhe mundësitë janë në Tiranë”- shprehet e moshuara.

Në pediatrinë në Tiranë, ka një numër të lartë vizitash. Virusi RSV, i cili dyshohet se po qarkullon në vendin tonë, ka bërë që prindërit të kërkojnë ndihmën e mjekëve.

“Djali ka mbi 10 ditë që ka shqetësime, kanë ardhur në ngritje në 48 orët e fundit. Kollën e ka të vazhdueshme sidomos gjatë natës. Nuk e dimë, të dy i kam sëmurë, tjetri është në situatë më të agravuar. I kam pas vjet në një njëjtën periudhë por jo në këtë fazë. Tani po na duket më shumë shqetësuese”- thotë një prind.

Mjekët thonë se pasojat e Covid, kanë ndikuar që të ketë një përkeqësim të pacientëve të prekur, kryesisht janë fëmijët.

“Fluksi në këtë periudhë një mujore ka qenë 300-350 vizita në 24 orë. Këtu janë dhe fëmijët e tiranë, por vijnë dhe rrethet për një trajtim më të specializuar. Shenjat e para që shfaqin janë kolla e vazhdueshme, temperatura që zgjat 7-8 ditë. Gjendja e fëmijëve këtë vit është më e rënde. Virusi RSV ka lidhje por dhe rastet post covid, që kemi pasur një rënie imuniteti”- nënvizon Përparim Shira, mjek pediatër.

Deri më tani nuk ka një konfirmim të virusit të rrugëve respiratore nga ISHP, megjithatë mjekët bëjnë thirrje që prindërit të kenë kujdes dhe të mos i ekspozojnë fëmijët, në ambientet të mbipopulluara.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026