Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës pa energji pas bombardimeve ruse

17 Dhjetor 2022 | 09:07

Qyteti i dytë i Ukrainës, Kharkiv, mbeti për orë të tëra pa energji pasi vala e fundit e sulmeve ruse synoi stacionet e energjisë në të gjithë vendin.

Zyrtarët lokalë thanë se deri në nëntë objekte energjetike u goditën pasi forcat ruse hodhën 76 raketa dhe kryen sulme me dronë të premten.

Kryetari i bashkisë së Kharkiv tha se qyteti pësoi dëme “kolosale”.  Një banore, Anastaisa, i tha BBC-së se bombardimet filluan të premten në mëngjes.

“Për momentin nuk ka as ujë sepse stacionet e pompimit nuk mund të funksionojnë kur nuk ka energji në qytet, kështu që teknikisht ajo që kemi tani është një qytet pa energji dhe ujë”, tha ajo.

Në mbrëmje, Oleg Synegubov, kreu i administratës rajonale të Kharkiv, tha se furnizimet me energji elektrike ishin rikthyer për 55% të banorëve të qytetit dhe 85% të atyre që jetojnë në rajonin veri-lindor. Ai shtoi se punonjësit e sektorit të energjisë po punonin për të rivendosur energjinë e plotë deri në mesnatë.

Megjithatë, operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës, Ukrenergo, paralajmëroi se shkalla e dëmit mund të nënkuptojë se do të duhet më shumë kohë për të rivendosur furnizimet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026