I gjenden doza me heroinë dhe kanabis në banesë, arrestohet  33-vjeçari në Vlorë

17 Dhjetor 2022 | 09:12

Policia e Vlorës ka arrestuar një 33-vjeçar me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike

Pas një operacioni policor u arrestua në flagrancë shtetasi N. G., 33 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 82 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 12 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike dhe më pas i përgatiste në doza, në banesën e tij, me qëllim shitjen e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Masat e sigurisë për sezonin turistik, ministri Lamallari dhe Hita inspektime në Shëngjin

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita këtë të martë inspektoi zbatimin e...
21:11 | 28/07/2026

Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para

Një konflikt mes dy familjeve është regjistruar në fshatin Dedaj të Pukës, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë paraqitur...
20:52 | 28/07/2026

Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta qytetare vijon në ditën e 59-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:09 | 28/07/2026