Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Të enjten, Policia e Kosovës arrestohet një person nga komuniteti serb, nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile.
Policia e Kosovës nuk e ka bërë të ditur identitetin e tij, ndërkohë që i arrestuari ndodhet në qeli.
Ndërkohë, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka thënë se i arrestuari është ish-polici serb, Sllogjan Trajkoviç.
“Si po shfaqen papritmas provat kundër serbëve, sapo u larguan nga institucionet, e që nuk ekzistonin derisa ishin pjesë e institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Që nga fillimi i muajit nëntor, pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës në katër komunat e banuara me shumicë serbe, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.
Ndërkohë në veri të Kosovës vijojnë të jetë barrikandat në rrugë të vendosur nga pakica serbe.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë