“Kam shumë dosje nën hetim”, Altin Dumani shpalos platformën për kreun e SPAK
Në Këshillin e Lartë Prokurorisë ka nisur mbledhja për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
Altin Dumani ishte kandidati i dytë që shpalosi platformën pas Adnan Xholit.
Në hyrje të fjalës së tij, Dumani u shpreh se është shumë i motivuar për të garuar për kreun e SPAK.
Dumani tha se punën në SPAK e ka parë si një mision të vështirë. Ai theksoi se ka hetuar çështje të lidhura me korrupsion në nivele të larta, duke çuar në gjykim gjyqtarë dhe prokurorë, apo drejtues të ndryshëm institucionesh.
“Kam shumë dosje në hetim. E kam shkruar edhe në platformën time; do vazhdoj të ndjek çështje shumë të rëndësishme që kanë impakt në opinionin publik apo që lidhen me fatet integruese të vendit. e kam bërë edhe si zëvendësues, nuk ka qenë e thjeshtë, kam dalë nga puna në 7.15 dhe jam kthyer në 7 të darkës”, tha Dumani.
Kreu i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zgjidhet mes tre prokurorëve: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë