2-vjeçari i mbijeton sulmit të hipopotamit në Ugandë

17 Dhjetor 2022 | 13:28

Një djalë dyvjeçar i ka mbijetuar sulmit të një hipopotami pranë shtëpisë së tij në jugperëndim të Ugandës.

Iga Paul ishte duke luajtur pranë brigjeve të liqenit Eduard kur hipopotami e sulmoi.

Kafsha e kapi vogëlushin dhe “gëlltiti gjysmën e trupit të tij”, tha policia, e cila shtoi se një banor vendas e luftoi hipopotamin duke hedhur gurë.

Autoriteti i kafshëve të egra të Ugandës e ka kundërshtuar këtë deklaratë, duke i thënë BBC-së se djali u sulmua por nuk u gëlltit nga kafsha.

Sipas policisë, pas sulmit, i cili ndodhi më 4 dhjetor, vogëlushi u dërgua në një qendër mjekësore aty pranë, ku u trajtua për plagët e marra.

Ai më vonë u transferua në spitalin Bwera, ku mjekët i dhanë një vaksinë paraprake kundër tërbimit.

Policia tha se incidenti shënoi herën e parë që një hipopotam ishte larguar nga liqeni dhe kishte sulmuar dikë. Por kafshët, të cilat mund të peshojnë deri në 1.5 ton (1500 kg), vlerësohet të vrasin rreth 500 njerëz në vit në Afrikë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026