Atalanta “makinë” golash, Gjimshiti fiton derbin me Strakoshën, fitore minimale për Real Madrid
Atalanta edhe këtë sezon po sinjalizon se do të jetë një prej ekipeve pretendente për zonën Champions.
Skuadra nga Bergamo mundi Lacion në javën e dytë të kampionatit me rezultatin 4-1.
Ekipi i Berat Gjimshitit nuk e dyshoi në asnjë moment suksesin në këtë përballje, duke shënuar tre herë që në pjesën e parë, ndërsa në anën tjetër Tomas Strakosha e pati të pamundur që të ndryshonte diçka në këtë takim.
Ekipi i Gasperinit arriti suksesin e dytë në po kaq ndeshje dhe në këto 180 minuta ka arritur të shënojë 8 gola, po aq sa dhe Napoli.
Ndërkohë sukses arriti dhe Inter, që në përballjen me Beneventon shënoi 5 gola. Ekipi i Antoni Kontes ishe dominuese, duke bërë detyrën, por ajo që shqetëson është mbrojtja, pasi zikaltrit kanë pësuar 5 gola në vetëm 2 javë.
Në kampionatin spanjoll Real Madrid ka bërë detyrën ndaj Real Valladolid. Të besuarit e Zinedin Zidane iu fal Vinicius Junior, i cili shënoi në pjesën e dytë golin që kishte vlerën e tre pikëve. Pas këtij suksesi kampionët shkojnë në kuotën e 7 pikëve.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë