GJKKO lë në fuqi pezullimin e Artan Shkëmbit, dekonspiroi informacionin e ardhur nga Gjermania për 2 trafikantë
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për ish-numrin 2 të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi.
Seanca e parashikuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë u shty, për shkak se i akuzuari kërkoi kohë për t’u njohur me aktet.
Ish-zyrtari i lartë i policisë akuzohet për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe korrupsion. Ai dyshohet se dekonspiroi informacionin e ardhur nga Gjermania të një grupi trafikantësh.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se pas seancës që zgjati vetëm 30 minuta, avokati i Artan Shkëmbit tha se prokuroria nuk paraqiti qoftë edhe një provë të vetme për të mbështetur akuzat ndaj Shkëmbit.
Sipas tij, nuk ka asnjë provë që të vërtetojë bisedën e supozuar të Shkëmbit në një platformë “cryptochat”, përmes të cilës dyshohet se ka dekonspiruar operacione të OFL-së dhe ka nxjerrë sekretin hetimor të autoriteteve gjermane. Këto të fundit kishin kërkuar informacione mbi pasurinë e një grupi të fuqishëm kriminal në vendin tonë.
Ai tha se z. Shkëmbi ka një karrierë të gjatë në polici, ku ka drejtuar më shumë se 170 operacione antidrogë.
Lexoni gjithashtu:
Në hetim nga SPAK, zv. drejtori i OFL dyshohet për nxjerrje sekreti
Pezullimi i zv. drejtorit të OFL-së, PD: Rama mbron në heshtje kriminelët
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës