Protestë në Jarinje, policia serbe ndalon protestuesit që të hyjnë në Kosovë

18 Dhjetor 2022 | 14:01

Rreth 100 qytetarë, të udhëhequr nga organizata e Patrullës Kombëtare, u mblodhën sot në anën serbe të kalimit administrativ të Jarinjes me Kosovën.

Disa dhjetëra metra larg vendkalimit, ata u ndaluan nga një kordon policor serb, i cili nuk i lejon të kalojnë.

Në një moment turma është përplasur me policinë, por megjithatë nuk raportohet për incidente të tjera.

Në mesin e të mbledhurve disa persona mbanin dhe flamujt e Serbisë dhe Rusisë, si dhe pankarta me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, dhe pankarta “Lutuni Zotit dhe rrini në Rusi”.

Sot është dita e nëntë që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, ku serbët e zonës kanë vendosur makineri të rënda e kamionë në shenjë revolte për arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiç. Barrikadat e vendosura në Rudar dhe Svecan kanë bllokuar kalimin drejt dy pikave kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026