KFOR-i zbarkon në Jarinje pas protestës së serbëve, vendos tela me gjemba në kufi
Ushtarët e KFOR-it kanë shkuar në Jarinjë sot, për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të situatës, pasi nëpër rrjete sociale është folur për një takim të ekstremistëve matanë kufirit.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se KFOR-i ka siguruar kufirin me tela të gjembuar, ndërsa të pranishëm janë dhe ushtarët.
KFOR-i ka njoftuar se ditët në vijim do t’i nisë stërvitjet ushtarake pranë bazës në Novosellë.
Sipas asaj që raportohet KFOR-i synon të përgatitet për të reaguar ndaj krizave. Sipas njoftimit në këto stërvitje do të përdoren automjete të rënda ushtarake dhe helikopterë.
“Stërvitja synon t’i trajnojë njësitë e KFOR-it për të garantuar lirinë e lëvizjes në një situatë reagimi ndaj krizave dhe do të konsistojë në një seri simulimesh taktike dhe aktivitete logjistike duke përdorur kolona ushtarake me automjete të rënda inxhinierike dhe helikopterë”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta