Tirana kërkon historinë, kampionët synojnë grupet e Europa League ndaj ‘Young Boys’

1 Tetor 2020 | 10:40

Tirana ndodhet vetëm 90 minuta larg historisë. Kampionët e Shqipërisë kërkojnë në Bern të Zvicrës kualifikimin për në grupet e Europa League.

Bardheblutë sfidojnë Young Boys sot në orën 20:30, në një përballje që vlen miliona euro. Të besuarit e Emanuel Egbos do të kërkojnë suksesin më të madh në historinë e skuadrës 25 herë kampione, pasi më parë vetëm Skënderbeu ia ka dalë që të luajë në grupet e një kompeticioni europian.

Diferencat mes dy skuadrave janë të mëdha, pasi kampionët e Zvicrës në letër konsiderohen si favorit për të avancuar me tej, megjithatë Tirana nuk ka çfarë të humbë e do të provojë deri në fund që të shkruajë një kapitull të ri në historinë e saj dhe të futbollit shqiptar.

Presidenti Refik Halili ka premtuar shpërblim të majm në rast kualifikimi dhe besimi është i madh në kampin bardheblu se në “Wankdorf Arena” mund të arrihet një rezultat pozitiv.

Tekniku Egbo nuk do të ketë të gatshëm për këtë ndeshje mbrojtësit Shaqir Tafa dhe Erjon Hoxhallari. Në seancën e fundit stërvitore të zhvilluar në Zvicër, skuadra është përgatitur dhe për goditjen e 11-metërshave, ndërsa në formacion nuk përjashtohet mundësia që të ketë dhe surpriza.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026