PS amendamente në Kodin Zgjedhor, e drejta e votës për personat e pazotë për të vepruar dhe mbi 100 vjeç
Deputeti socialist Adnor Shameti njoftoi të mërkurën në Komisionin e Ligjeve se kishte depozituar disa amendamente në Kodin Zgjedhor të natyrës teknike. Por, në dokumentin që Euronews Albania ka siguruar ndryshimet nuk janë vetëm teknike, pasi u lejohet e drejta e votës personave që janë shpallur me vendim të formës së prerë si të pazotë për të vepruar.
“Elementë që i takojnë teknikës legjislative dhe azhornimit të termave në përputhje me ndryshimet që janë bërë si për miratimin e paketës së 5 qershorit ashtu edhe të ndryshimeve kushtetuese”, tha z. Shameti.
Por mazhoranca nuk e ka sqaruar më tej se cilët janë personat që përfshihen si të pazotë për të vepruar. Në nenin 10 të kodit civil zotësia për të vepruar përkufizohet kështu:
Personit madhor, që për shkak sëmundjeje psikike ose zhvillimi të metë mendor, është tërësisht ose pjesërisht i pazoti të kujdeset për punët e tij, mund t’i hiqet ose kufizohet zotësia për të kryer veprime juridike me vendim të gjykatës.
Ndalimi për të votuar i kësaj kategorie është i parashikuar edhe në nenin 45 të kushtetutës i cili thotë se përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë mendërisht. Për juristin Ledio Braho, nisma e ndërmarrë është antikushtetuese.
“Në momentin që kjo do të lejohet me kod zgjedhor, atëherë bie në kundërshtim me kushtetutën dhe është antikushtetuese. Po në momentin që Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale është e vështirë për të bërë konstatime të tilla para zgjedhjeve”, thotë juristi.
Propozimet parashikojnë gjithashtu që të shfuqizojnë ndalimin për të votuar të personave mbi 100 vjeç.
“Ka qenë rekomandim i ODIHR, por do të më duhet që të bëjë dhe një konsultim që të mos hapim debat mbi këtë çështje”, shprehet z. Damian Gjiknuri.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta