31 marinarë të zhdukur, luftanija përmbyset në Gjirin e Tajlandës

19 Dhjetor 2022 | 10:23

Marina tajlandeze thotë se 31 marinarë janë zhdukur pasi një anije luftarake me mbi 100 anëtarë të ekuipazhit u përmbyt gjatë një stuhie në Gjirin e Tajlandës.

Të hënën, autoritetet thanë se kishin shpëtuar 75 persona të ekuipazhit, por 31 të tjerë ende të zhdukur në det të trazuar.

“Kanë kaluar më shumë se 12 orë, por ne do të vazhdojmë të kërkojmë”, tha një zëdhënës i marinës për BBC.

Marina njoftoi gjithashtu një hetim për shkakun e katastrofës.

“Kjo pothuajse nuk ka ndodhur kurrë në historinë e forcës sonë detare, veçanërisht me një anije që është ende në përdorim aktiv”, tha zëdhënësi Admiral Pogkrong Monthardpalin.

Anija ishte në një patrullim 32 km (20 milje) në lindje të Bang Saphan, në provincën Prachuap Khiri Khan, kur u përfshi nga stuhia të dielën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026