Kurti: Nuk do lejohet që barrikadat në Veri të qëndrojnë gjatë

19 Dhjetor 2022 | 12:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nuk do të lejohet që barrikadat në veri të vendit të qëndrojnë për një kohë të gjatë.

Ai u shpreh se në lidhje me situatën, KFOR-i është në koordinim me qeverinë.

“KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë prej neve, pra ne jemi në, koordinim, komunikim të rregullt të vazhdueshëm intensiv me KFOR-i dhe padyshim nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikada të tilla.

Por mos harroni ajo çfarë po bëjnë strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale tash së fundmi është fillimi i fazës së fundit të tyre. Shteti kurrë nuk ka qenë më në binarë”, theksoi ai.

Kurti nënvizoi se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla është çdo ditë në Mitrovicë dhe në kontakt të vazhdueshëm me komandën e KFOR-it për heqjen e barrikadave.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të kryejë stërvitje të rregullta ushtarake afër bazës që ka në Novosellë.

Ndërsa, ditën e djeshme, në anën serbe afër Jarinjës – pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë u mbajt një protestë e thirrur nga grupe djathtiste serbe, si shenjë mbështetjeje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës.

Protestuesit janë shpërndarë pasi Policia serbe u ka thënë se do të lirojë një person që ka arrestuar në protestë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026