Downtown në Gostivar, qytetin që theu të shkuarën dhe ndërtoi të ardhmen
Çdo javë në Euronews Albania me Ilnisa Agollin vjen emisioni ‘Downtown’, i cili paraqet një seri udhëtimesh, një cikël emisionesh i pasur si në kulturë ashtu dhe në njohjen e qytetërimeve të ndryshme.
‘Downtown’ episodin e fundit ia kushtoi qytetit të Gostivarit. Agolli solli nga ky qytet, ashtu siç ajo ka dëshiruar t’i quajë, “heronj të heshtur që thyen të shkuarën dhe ndërtuan të ardhmen”. Me historitë e tyre, rrëfimin mbi këtë qytet e begatojnë njerëz të cilët u burgosën për të mësuar shqip, u plagosën me armë zjarri për mbrojtje të flamurit kombëtar.
Pjesë e ‘Downtown’ për Gostivarin janë edhe familje shumë të vjetra të këtij qyteti, kultura multietnike, bashkëjetesa dhe një histori që vjen për herë të parë mbi prejardhjen e emrit të Gostivarit.
‘Downtown’ me një fjalë eksploroi dhe preku historinë, artin, kulturën dhe atë se si e gjejmë sot Gostivarin.
Një program dedikuar për të gjitha moshat, të cilin mund ta ndiqni të plotë në videon më sipër.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta