Putin: Situata në rajonet e aneksuara ukrainase është shumë e vështirë

20 Dhjetor 2022 | 08:44

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se situata në katër rajone të Ukrainës, që Moska ka deklaruar se janë pjesë e Rusisë, ishte “jashtëzakonisht e vështirë”.

Ai urdhëroi shërbimet e sigurisë të rrisin mbikëqyrjen për të siguruar kufijtë e saj dhe për të luftuar kërcënimet e reja, shkruan Reuters.

“Situata në Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk, në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia është jashtëzakonisht e vështirë”, theksoi ai.

Komentet e Putinit të bëra në Ditën e Shërbimeve të Sigurisë, e festuar gjerësisht në Rusi, erdhën pasi Kievi përsëriti thirrjet për më shumë armë, pasi dronët rusë goditën infrastrukturën e energjisë dhe teksa rritet frika se aleati i Moskës, Bjellorusia mund të hapë një front të ri pushtimi kundër Ukrainës.

Aktualisht, Rusia ka mijëra trupa në Bjellorusi për trajnime. Ekspertët kanë argumentuar se Moska po i përgatit këto trupa për një ofensivë të shkallës së gjerë në fillim të vitit të ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026