Daçiç: Çekia s’do ta vendosë në procedurë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE

20 Dhjetor 2022 | 09:18

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se sipas informacioneve të disponueshme, Republika Çeke nuk do ta vendosë në procedurë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE deri në fund të presidencës së saj, por vetëm do t’i informojë anëtarët.

“Çekia e ka pranuar aplikimin dhe sipas njoftimeve, siç janë gjërat sot, në seancën që duhet të mbahet këtë javë, vetëm do të informojnë se e kanë pranuar aplikimin dhe nuk do ta vendosin më në procedurë”, tha Daçiç në një deklaratë për gazetarët pas takimit me kolegun e tij grek, Nikos Dendias, shkruan Euronews Serbia.

Ai shtoi se me këtë çështje do të merret Suedia, shtet që do marrë presidencën e ardhshme.

“Në fund të ditës për këtë duhet të merret një vendim me konsensus, gjë që nuk do të ndodhë në këtë moment, sepse janë pesë vende, përfshirë Greqinë, që nuk e kanë njohur Kosovën; duke pasur parasysh qëndrimin e Hungarisë, e cila, pavarësisht se e ka njohur Kosovën, nuk e voton në forumet ndërkombëtare”, theksoi ai.

Ndër të tjera, Daçiç shtoi se Serbia ka ende një luftë të ashpër në Këshillin e Evropës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026