Vjosa Osmani takon komandantin e KFOR-it, bisedojnë për situatën e sigurisë

20 Dhjetor 2022 | 07:13

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Kështu ka njoftuar Zyra e Presidencës, ku bëhet me dije se në këtë takim u bisedua për situatën e sigurisë.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit dhe sigurinë në vend.”, thuhet në njoftim.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, po kryen stërvitje ushtarake afër bazës që ka në Novosellë.

Stërvitjet synojnë të trajnojnë njësitet e KFOR-it, për të garantuar lirinë e lëvizjes në kohë krizash dhe ‘konsistojnë në një seri simulimesh taktike, duke përfshirë pajisje të rënda dhe helikopterë”.

Njoftimi për këto stërvitje vjen në kohën kur autoritetet e Kosovës bëjnë thirrje për heqjen e barrikadave të ngritura nga serbët lokalë në veri të Kosovës.

KFOR-i ka bërë të ditur më 16 dhjetor se e ka shtuar numrin e ekipeve patrulluese në veri.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026