Osmani: Marrëveshja finale duhet të ketë në qendër njohjen reciproke
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se marrëveshja finale me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellët dhe duhet të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial, rendin kushtetues dhe funksionalitetin institucional të Republikës së Kosovës.
Ajo këto komente i bëri në Konferencën e 6-të të ambasadorëve, organizuar sonte nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në fjalën e saj në hapje të konferencës, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se gjatë tri ditëve të ardhshme të punës do të bisedojnë edhe për qasjen e re që ka Kosova ndaj mërgatës së saj dhe përfshirjes së saj në zhvillimet shoqërore e politike dhe ekonomike të vendit.
“Është sonte një natë që i paraprin tre ditëve të punës gjatë së cilës do të bisedojmë me ambasadorët rreth politikës së jashtme, ndryshimeve që kanë ndodhur në vendin tonë, por edhe në shërbimin e jashtëm, rreth misionit i cili është një privilegj ndoshta më i madhi në këtë Republikë që të jesh ambasador i këtij vendi dhe të përfaqësosh interesat e tij”, ka thënë ajo.
Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani tha se konferenca të tilla vjetore të ambasadorëve shërbejnë për të pasur diskutim të hapur mbi politikën tonë të jashtme, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet politika e jonë e jashtme.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve