Franca merr vendimin, i jep fund kufizimit të vizave për Marokun
Autoritetet franceze njoftuan të premten se vendi do t’i japë fund kufizimeve të vizave për shtetasit e Marokut.
Një lajm i tillë u bë i ditur nga ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, pas bisedimeve me homologun e saj maroken Nasser Bourita, në Rabat; dhe kjo lëvizje do të thotë se Franca nuk do të kufizojë më numrin e vizave të dhëna për marokenët.
Franca njoftoi vitin e kaluar se do të shkurtonte numrin e vizave të lëshuara për shtetasit e Marokut, Algjerisë dhe Tunizisë pasi këto vende refuzuan të merrnin mbrapsht shtetasit e tyre që jetonin ilegalisht në Francë.
Por Reuters raporton se Franca ka marrëdhënie më të ngrohta me Marokun sesa me dy vendet e tjera, Algjerinë dhe Tunizinë.
I njëjti burim theksoi se përmirësimi i marrëdhënieve mes Francës dhe Marokut vjen vetëm dy ditë pasi dy vendet luajtën me njëri-tjetrin në Botërorin e Katarit. Ndeshja u fitua nga Franca dhe kjo i dha një shikueshmëri më të mirë lidhjeve të gjera midis Francës dhe Marokut, si dhe shtetasve të tyre.
Meqenëse Maroku nuk ka arritur ende një marrëveshje për liberalizimin e vizave me shtetet anëtare të zonës Shengen, qytetarëve të tij i kërkohet të marrin një vizë në mënyrë që t’u lejohet hyrja në bllok.
Një vizë Shengen është një vizë me qëndrim të shkurtër, që u lejon mbajtësve të saj të udhëtojnë në BE për qëndrime deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës