31-vjeçarja e plagosur tregon momentet e tmerrit: Dy shqiptarët ishin para meje
31-vjeçarja, e cila mbeti e plagosur në atentatin me armë zjarri në Athinë, ku mbetën të vrarë 2 shqiptarë, ka treguar momentet nga ngjarja e rëndë.
“Isha me motrën time në lokal, pikërisht pas tavolinës ku ishin ulur dy burrat, të cilët kanë vdekur. Ishim në këmbë dhe po flisnim me pronarin e dyqanit. Isha me shpinë dhe nuk e pashë sulmuesin kur hyri. Kam dëgjuar të shtënat dhe kam parë panikun në dyqan”, tha ajo fillimisht.
“Në fillim nuk e kuptova se isha plagosur, derisa pashë gjakun. Disa sekonda para se sulmuesi të hynte në dyqan, unë dhe motra ime ndërruam vendet”, tha më tej vajza.
Dy shqiptarët, Kreshnik Çerçizaj 41-vjeç dhe Armando Ogranja 44-vjeç mbetën të vrarë gjatë një atentati me armë zjarri në një lokal në Athinë.
Dyshohet se personi që qëlloi me armë zjarri ka qenë profesionist në qitje dhe se gjithë ngjarja ka ndodhur brenda 4 sekondave.
Oficerët e Policisë së Sigurimit nga vendi i ngjarjes kanë mbledhur shtatë gëzhoja 9 mm nga arma e vrasësit. 41-vjeçari dyshohet se ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Policia është në kërkim të autorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës